Autoritetet në Izrael kanë kërkuar ndërhyrje lidhur me deklaratat e përfaqësueses së Suedi në Eurovision Song Contest, pasi ajo u shpreh se do të bëjë çmos që Izraeli të mos fitojë konkursin.
Deklarata e artistes ka shkaktuar reagime të shumta dhe polemika në rrjetet sociale, ndërsa zyrtarë izraelitë e kanë cilësuar këtë qëndrim si të papërshtatshëm për një event muzikor që synon të bashkojë kulturat dhe vendet përmes muzikës. Sipas raportimeve, pala izraelite ka kërkuar nga organizatorët e festivalit që të shqyrtojnë situatën dhe të ndërhyjnë, duke theksuar se konkursi duhet të mbetet jashtë debateve politike.
Nga ana tjetër, komentet e artistes suedeze kanë nxitur diskutime të shumta mes fansave të Eurovision Song Contest, me disa që e mbështesin qëndrimin e saj dhe të tjerë që e kritikojnë.

