Kasti i “Ferma VIP”, nën moderimin e Arbana Osmanit, duket se po kompletohet dita-ditës. Burime pranë redaksisë sonë bëjnë me dije se një tjetër emër i njohur pritet t’i bashkohet këtij sezoni, bëhet fjalë për futbollistin e Partizanit, Alban Hoxha.
Sportisti i njohur nuk është i panjohur për publikun e showbiz-it, pasi prej kohësh ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për jetën e tij sentimentale. Alban Hoxha njihet veçanërisht për romancën me Ciljetën, e cila ka qenë pjesë e “Ferma VIP” në sezonin e parë.
Pjesëmarrja e tij mund të sjellë dinamika interesante në reality show, sidomos duke marrë parasysh të kaluarën e tij mediatike dhe lidhjet me personazhe tashmë të njohur për publikun e formatit.

