Europa po përballet me mot të paprecedent dhe pasoja të thella nga ngrohja globale. Maarten van Aalst, studiues i njohur i klimës, shprehet se mbrojtja ndaj fenomeneve ekstreme nuk është e pamundur, por kërkon vendime të shpejta dhe veprime konkrete nga qeveritë dhe qytetarët.
Sipas raportit të Bordit Shkencor Këshillimor Evropian për Ndryshimet Klimatike, masat aktuale janë të pamjaftueshme dhe shpesh të vonuara. Pa veprime urgjente, deri në vitin 2100, temperaturat mund të rriten deri në 3°C mbi nivelet paraindustriale, një kërcënim serioz për ekosistemet dhe jetën e njerëzve. Fenomenet ekstreme tashmë po bëhen më të shpeshta dhe vdekjeprurëse. Përmbytjet e vitit 2021 në Gjermani shkaktuan 134 viktima, ndërsa në vitin 2024, Spanja, veçanërisht rajoni i Valencia, humbi 229 persona nga valët e të nxehtit. Zjarret pyjore shkatërruan sipërfaqe rekord, ndërsa stuhitë e fuqishme në Portugali shkaktuan 16 viktima dhe dëme mbi 775 milionë euro.
Ekspertët paralajmërojnë se pa masa të koordinuara dhe të shpejta, rreziqet klimatike do të rriten me shpejtësi, duke vënë në provë aftësinë e shoqërive për t’u përshtatur me realitetin e një planeti gjithnjë më të nxehtë.

