Ferma VIP pritet të startojë zyrtarisht më 20 mars dhe emrat e fermerëve po zbulohen dalëngadalë. Sipas burimeve të Pinkante.al, një nga personazhet që do t’i bashkohet kastit këtë sezon është reperi nga Kosova, Fero.
I njohur për natyrën e tij dinamike dhe shpeshherë kontroverse, Fero pritet të sjellë debate, energji dhe shumë vëmendje në format. Qëndrimi i tij në fermë mund të shndërrohet edhe në një moment reflektimi personal, ku ndoshta do të flasë për rikthimin në muzikë dhe për marrëdhënien me vajzën e tij.
Ndërkohë, yjet e këtij edicioni duket se po plotësohen një nga një. Nën moderimin e Arbana Osmani, pritet një sezon plot ngjyra, dinamika dhe personazhe që do të mbajnë publikun të gozhduar pas ekranit.

