Një moment i tensionuar mes Edisa dhe Mateo ka tërhequr vëmendjen e fansave në rrjetet sociale.
Gjatë një bisede mes tyre, Edisa i është drejtuar Mateos me fjalët: “Do pimë kafe te Kthesa e Kamzës dhe do e shohim kush është më i fortë, do rrish Gëg”, një deklaratë që shumë ndjekës e kanë interpretuar si një kërcënim të nënkuptuar.
Videoja është shpërndarë me shpejtësi në rrjet, ndërsa reagimet e fansave nuk kanë munguar. Disa prej tyre e kanë cilësuar situatën si një moment presioni ndaj Mateos, duke thënë se ai u vu “me shpatulla pas murit” gjatë bisedës. Nga ana tjetër, mbetet për t’u parë nëse kjo deklaratë ishte thjesht një batutë apo një paralajmërim serioz, ndërsa momenti ka ndezur diskutime të shumta mes ndjekësve të reality show-t.

