Përplasjet ndaj Mimoza Ahmeti në Ferma VIP nuk janë aspak rastësore. Ato janë rezultat i një sërë ngjarjesh dhe dinamikash që kanë krijuar tension të vazhdueshëm brenda fermës. Gjithçka duket se nisi kur Mimoza iu kundërvu hapur produksionit, pasi pretendoi se i ishte premtuar pjesëmarrja në një event në Paris, por në momentin e fundit nuk iu lejua të largohej nga ferma. Ky moment shënoi një kthesë në raportin e saj me banorët e tjerë. Ndërkohë që Adioni do niset sot për Kosovë për nje dasëm që i është premtuar. Një tjetër episod që ndezi debatet ishte ardhja e një droni surprizë për të, i dërguar nga artistja Tayana. Ky gjest u interpretua nga disa fermerë si favorizim, duke shtuar ndjeshëm xhelozinë dhe pakënaqësinë ndaj saj.
Por përtej këtyre ngjarjeve konkrete, rolin kryesor e luan vetë personaliteti i Mimozës. Mimoza nuk ndjek rregullat klasike të lojës. Aro është spontane, shpesh kontradiktore dhe nuk përpiqet të përshtatet me dinamikën e grupit. Kjo e bën të dallohet, por edhe të mos kuptohet nga të tjerët.
Ajo shprehet pa filtra dhe nuk i zbut mendimet, gjë që për disa banorë perceptohet si provokuese apo përçmuese. Shpesh ajo futet në diskutime më filozofike apo të thella, që jo gjithmonë përputhen me energjinë e pjesës tjetër të fermës. Kjo krijon distancë dhe keqkuptime. Ndërsa shumica luajnë strategjikisht, Mimoza duket sikur nuk po luan fare. Ironikisht, kjo e bën edhe më të fortë si figurë, por edhe më kërcënuese për të tjerët.
Në reality show shpesh krijohet një target i përbashkët. Kur disa nisin kundërshtimin, të tjerët bashkohen dhe krijohet një front kundër një personi, në këtë rast, ndaj saj. Në fund, ajo që po ndodh është një përplasje mes një personaliteti shumë të veçantë dhe një grupi që funksionon ndryshe. Dhe pikërisht kjo e ka kthyer Mimoza Ahmeti në një nga figurat më të komentuara të këtij sezoni.

