Aktori dhe moderatori Bes Kallaku duket se po jeton një histori të re dashurie. Ai ka ndarë në rrjetet sociale foton e parë me partneren, duke konfirmuar kështu lidhjen, por pa zbuluar detaje për identitetin e saj. Në imazhin e publikuar, portreti i vajzës nuk shihet qartë, pasi Besi ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes publike. Postimi është shoqëruar vetëm me një emoji zemre, duke lënë të kuptohet se dëshiron ta mbajë marrëdhënien sa më private. Fansat reaguan menjëherë me komente dhe urime, ndërsa aktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion tjetër për partneren apo për historinë e tyre.


