Një tjetër lajm i bukur vjen nga ish-konkurrentët e Për’puthen. Çifti i njohur, Arnoldi dhe Katerina, kanë zbuluar se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, duke ndarë gëzimin me ndjekësit në rrjetet sociale.
Dyshja, e cila u njoh dhe krijoi lidhjen brenda formatit televiziv, duket se po e çojnë historinë e tyre të dashurisë në një tjetër nivel, duke u bërë së shpejti prindër. Ky është rasti i dytë që një çift i dalë nga Për’puthen bëhet me fëmijë. Më herët, edhe Roela dhe Vedati u bënë prindër të një vajze, duke treguar se lidhjet e krijuara në ekran mund të vazhdojnë edhe jashtë tij.
Lajmi është pritur me shumë urime dhe reagime pozitive nga fansat, të cilët kanë ndjekur historinë e tyre që nga fillimi dhe tani po festojnë këtë kapitull të ri në jetën e çiftit.

