• Home
  • News
  • Showbizz
  • World
  • Lifestyle
  • Fashion
  • Culture
  • Pinkante
Saturday, April 18, 2026
  • Login
Pinkante.al
  • Home
  • News
  • Showbizz
  • World
  • Lifestyle
  • Fashion
  • Culture
  • Pinkante
No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Showbizz
  • World
  • Lifestyle
  • Fashion
  • Culture
  • Pinkante
No Result
View All Result
Pinkante.al
No Result
View All Result
Home News

Arrestimi i Elio Lazes për gjobëvënie ngre pikëpyetje mbi etikën dhe rolin e gazetarisë

admin by admin
February 12, 2026
in News, Pinkante
0
Arrestimi i Elio Lazes për gjobëvënie ngre pikëpyetje mbi etikën dhe rolin e gazetarisë
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Duke u nisur nga një lajm i publikuar nga CNA, ku thuhet se është arrestuar gazetari Elio Laze, i akuzuar për gjobëvënie ndaj një zyrtari, ngrihet një pyetje e fortë për gjendjen e sotme të gazetarisë. Sipas informacioneve të siguruara nga CNA dhe Policia e Shtetit, arrestimi është kryer në flagrancë në zyrën e portalit ku ai punonte Priza.al,  teksa dyshohet se po merrte një shumë prej 10 mijë eurosh.

Fakti që Elio Laze ishte arrestuar dhe më parë për vepra të ndryshme penale për mbajtje armësh dhe posedim të lëndëve narkotike  shton shqetësimin. A është e drejtë që gazetarët të jenë në duar të individëve me sjellje të dyshimtë, që keqpërdorin profesionin për interesa personale dhe kriminale? Ky rast rikthen në vëmendje një problem serioz, se si ka mundësi që gazetaria, dikur një mision për informimin e publikut dhe mbrojtjen e fjalës së lirë, po shndërrohet nga disa individë në një mjet për përfitime personale, gjobëvënie dhe presion? Fenomeni i pseudo-gazetarëve, që keqpërdorin profesionin për interesa të errëta, duket se po dëmton rëndë besimin e publikut tek media.
Rasti i Elio Lazes nuk është i vetmi. Vetëm pak ditë më parë u raportua edhe për një tjetër person që prezantohej si gazetar, i cili dyshohet se mashtronte dhe zhvaste biznese. Këto raste hedhin hije mbi një profesion që duhet të mbetet i pastër, i pavarur dhe në shërbim të qytetarëve, jo i kthyer në një “biznes” presioni dhe përfitimi.

Prej vitesh, fenomeni i pseudo-gazetarëve po dëmton rëndë besimin e qytetarëve tek media. Nën petkun e “investigimit” apo “denoncimit”, Elio Laze me shokë e kanë kthyer gazetarinë në një lloj pazari presioni ku lajmi nuk shërben për të informuar, por për të trembur, shantazhuar dhe për të përfituar para. Gazetaria nuk mund dhe nuk duhet të jetë një “kazino presionesh” apo një biznes gjobëvënieje. Ajo mbetet një mision publik dhe çdo devijim nga ky mision është jo vetëm krim ndaj ligjit, por edhe tradhti ndaj besimit të shoqërisë.

Tags: arrestohetElio Lazes
Previous Post

Adeyemi përplaset me Dortmundin pas pjesëmarrjes në klipin e Loredanës

Next Post

Mara Frroku reagon ashpër ndaj Rudina Dembacaj

admin

admin

Next Post
Mara Frroku reagon ashpër ndaj Rudina Dembacaj

Mara Frroku reagon ashpër ndaj Rudina Dembacaj

Pinkante.al është një media online që sjell showbiz-in, aktualitetin dhe të vërtetat pa filtra. Ne raportojmë atë që ndodh realisht, përtej fasadës dhe titujve sipërfaqësorë.

INFO & MARKETING
infopinkante@gmail.com

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Showbizz
  • World
  • Lifestyle
  • Fashion
  • Culture
  • Pinkante

© 2026 pinkante.al