Një moment shumë i ngrohtë familjar ka tërhequr vëmendjen e fansave të çiftit Bieber. Hailey Bieber ka zbuluar së fundmi disa detaje të ëmbla rreth djalit të saj, Jack, duke treguar se vogëlushi tashmë po shfaq qartë dashurinë për muzikën — dhe sidomos për këngët e babait të tij.
Gjatë një interviste në podcastin Therapuss with Jake Shane, modelja rrëfeu se djali i tyre 18-muajsh nuk mund të ndalojë së kënduari hitin e famshëm Baby, kënga që e bëri Justin Bieber një fenomen global. Sipas saj, Jack e përsërit shpesh melodinë, duke u kthyer kështu në një “Belieber” të vogël brenda familjes.
Por ky nuk është i vetmi detaj që ka emocionuar publikun. Hailey tregoi se vogëlushi ka filluar të flasë dhe tashmë di të përdorë fjalë të thjeshta si “të lutem”, ndërsa një nga fjalët që i pëlqen më shumë të thotë është “basketboll”.

