Këngëtarja shqiptare Sheila Haxhiraj nuk e ka mbyllur rrugëtimin e saj me vendin e dytë në Festivalin e Këngës 64. Pas suksesit me këngën “Zemra e Tokës”, e cila u prit shumë mirë nga publiku, artistja po ndjek me vendosmëri ëndrrën për t’u ngjitur në skenën e Eurovizionit.
Ajo është përzgjedhur për të marrë pjesë në Finalen Kombëtare të San Marinos 2026 dhe tashmë ka kaluar një fazë të rëndësishme, është pranuar të performojë në gjysmëfinalen e parë, pasi arriti të spikasë mes mbi 240 këngëve konkurrente këtë vit. Gjysmëfinalja do të mbahet më 4 mars.

San Marino, prej vitesh, e mban të hapur garën për artistë ndërkombëtarë, duke u dhënë mundësinë të përfaqësojnë vendin në Eurovizion. Lajmin për këtë hap të rëndësishëm e ka konfirmuar vetë Sheila përmes rrjeteve sociale, ku ka ndarë emocionet dhe entuziazmin për këtë sfidë të re. Kjo pjesëmarrje i hap artistes një derë të madhe drejt skenës europiane, duke i dhënë mundësinë të prezantojë talentin shqiptar para miliona adhuruesve të muzikës në mbarë botën. Edhe pse fatkeqësisht me nje flamur tjetër ehe jo atë shqiptar.

