Karim Adeyemi është rikthyer në qendër të vëmendjes, jo për lojën e tij me Borussia Dortmund, por për pjesëmarrjen në videoklipin më të ri të bashkëshortes, reperes Loredana.
Në disa skena të klipit, sulmuesi shfaqet pranë reperes, ku përmendet edhe vargu: “Pumpgun, situata po bëhet e rëndë. Haaland ka të njëjtën vlerë tregu si Adeyemi”, gjë që ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Sipas raportimeve të “Bild”, drejtuesit e Dortmundit nuk kanë qenë të njoftuar paraprakisht për këtë projekt. Edhe pse pjesëmarrja në klip është një çështje personale, momenti i publikimit dhe ekspozimi mediatik nuk janë mirëpritur nga klubi, duke krijuar tension mes lojtarit dhe drejtuesve verdhezi.

