Këngëtarja shqiptare Alida Hisku ka zbuluar detaje interesante rreth një prej këngëve të njohura të Taynas ‘Thana’ në një intervistë për emisionin në Vizion Plus. Ajo tregoi se reperja e kishte kontaktuar për të marrë zërin dhe këngën e saj ikonike “Vajzat e fshatit tim”.
Alida shprehu se e ka dhuruar këngën me shumë kënaqësi, pasi dëshironte që projekti të bëhej i njohur për një publik më të gjerë. Megjithatë, Tayna ka vendosur që për këtë këngë t’i kalonte në llogari 250 euro, edhe pse Alida kishte vendosur ta falte dhe nuk kishte kërkuar asgjë në këmbim.
Deklarata e këngëtares ka nxitur reagime të shumta nga fansat, disa prej të cilëve u shprehën se shuma ishte relativisht e vogël për një këngë dhe një zë si ai i Alidës.

