• Home
  • News
  • Showbizz
  • World
  • Lifestyle
  • Fashion
  • Culture
  • Pinkante
Saturday, April 18, 2026
  • Login
Pinkante.al
  • Home
  • News
  • Showbizz
  • World
  • Lifestyle
  • Fashion
  • Culture
  • Pinkante
No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Showbizz
  • World
  • Lifestyle
  • Fashion
  • Culture
  • Pinkante
No Result
View All Result
Pinkante.al
No Result
View All Result
Home News

Gjuha diskriminuese ndaj Stenaldo ngre reagime të forta/ Institucionet dhe organizatat dënojnë incidentin në “Big Brother VIP”

admin by admin
February 5, 2026
in News
0
Gjuha diskriminuese ndaj Stenaldo ngre reagime të forta/ Institucionet dhe organizatat dënojnë incidentin në “Big Brother VIP”
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjuha e përdorur ndaj  Stenaldos, person me aftësi të kufizuar në shikim, në “Big Brother Albania VIP”, ka nxitur reagime të forta nga institucione dhe organizata që mbrojnë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.Rrjeti i Organizatave të Personave me Aftësi të Kufizuara ka dënuar publikisht deklaratat e përdorura ndaj tij, duke i cilësuar si të papranueshme dhe në kundërshtim të hapur me parimet e barazisë dhe dinjitetit njerëzor. Sipas tyre, rasti përbën një shembull të qartë të ableizmit, një formë diskriminimi që nënvlerëson dhe stigmatizon personat me aftësi të kufizuara.

Organizatat theksojnë se kjo gjuhë nuk cenon vetëm individin, por dëmton drejtpërdrejt gjithë komunitetin e personave me aftësi të kufizuara, veçanërisht për shkak të audiencës së gjerë që ka formati televiziv. Sipas deklaratës, mesazhe të tilla ushqejnë paragjykime dhe përforcojnë stereotipe të rrezikshme që historikisht kanë çuar në përjashtim dhe izolim shoqëror.

Në të njëjtën linjë ka reaguar edhe Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë, e cila ka dënuar ashpër etiketimin e verbërisë si “dënim” apo “mallkim”, duke e cilësuar këtë si një mesazh thellësisht fyes dhe denigrues për dinjitetin njerëzor.

Rrjeti i organizatave ka kërkuar nga produksioni i “Big Brother Albania VIP” që të ndërmarrë masa konkrete, përfshirë përjashtimin e pjesëmarrësve që përdorin gjuhë urrejtjeje, si dhe ndërhyrjen e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA).

Ndërkohë, Suela Lala, drejtuese e Fondacionit “Së Bashku”, bëri të ditur se do të depozitohet një ankesë zyrtare pranë AMA-s dhe Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, me kërkesën për masa administrative.

Edhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka reaguar publikisht, duke dënuar gjuhën e përdorur dhe duke kërkuar më shumë përgjegjësi në transmetimet publike, në mënyrë që të parandalohet përhapja e gjuhës së urrejtjes dhe cenimi i dinjitetit njerëzor.

Tags: bigbrothervipalbaniaGjuhë urrejtjeRogertiStenaldo
Previous Post

Parashikimi i motit/ Moti i paqëndrueshëm vijon edhe sot, ja temperaturat dhe reshjet

Next Post

Nga njohja te momenti i veçantë me vajzën/ Bashkëshortja e Mirit rrëfen gjithçka

admin

admin

Next Post
Nga njohja te momenti i veçantë me vajzën/ Bashkëshortja e Mirit rrëfen gjithçka

Nga njohja te momenti i veçantë me vajzën/ Bashkëshortja e Mirit rrëfen gjithçka

Pinkante.al është një media online që sjell showbiz-in, aktualitetin dhe të vërtetat pa filtra. Ne raportojmë atë që ndodh realisht, përtej fasadës dhe titujve sipërfaqësorë.

INFO & MARKETING
infopinkante@gmail.com

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Showbizz
  • World
  • Lifestyle
  • Fashion
  • Culture
  • Pinkante

© 2026 pinkante.al