Gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP Kosova 4”, Ludo Lee është përballur me fyerje dhe sulme verbale nga disa banorë, çka ka shkaktuar reagim të menjëhershëm nga familja dhe menaxhmenti i tij.
Në një deklaratë zyrtare, ata njoftojnë se situata po merret shumë seriozisht dhe po shqyrtohen mundësitë ligjore ndaj individëve përgjegjës, për të mbrojtur integritetin dhe reputacionin e artistit.
Menaxherët e tij po qëndron në kontakt të vazhdueshëm me produksionin e BBV Kosova, duke kërkuar sqarime mbi ngjarjet dhe duke siguruar që ambienti i shtëpisë të jetë i sigurt dhe i respektueshëm për të gjithë banorët. Ata theksojnë rëndësinë e përgjegjësisë dhe etikës në një format që ndiqet nga mijëra shikues çdo javë.


