Në një intervistë të dhënë në emisionin “Wake Up”, bashkëshortja e Mirit, Rabea, ka sqaruar plotësisht situatën e marrëdhënies së saj me banorin e “Big Brother VIP Albania” (BBVA), duke hedhur poshtë çdo aludim të shpërndarë në rrjetet sociale. “Unë dhe Miri as nuk jemi ndarë, as nuk kemi një marrëdhënie të çuditshme. Shpesh është thënë se ‘ata janë vetëm për letra’, por Miri nuk ka fare letra gjermane,” tha ajo.
Rabea shtoi se Miri ka mundësi të jetojë jashtë Shqipërisë, por ka zgjedhur të qëndrojë për shkak të lidhjes me atdheun dhe për karrierën e tij. “Nuk është se nuk e duam njëri-tjetrin, por për momentin kjo është më e mira për punën dhe projektet tona. Ai ka një karrierë që nuk mund të vazhdojë nëse nuk është prezent këtu,” shpjegoi ajo. Bashkëshortja e Mirit u ndal edhe tek disa keqkuptime rreth vajzës së tyre, pas disa komenteve në rrjete sociale. “Kam lexuar se vajza ime ka thënë një fjalë fyese për Selin, por dua të sqaroj se familja jonë është e edukuar dhe nuk e ulim nivelin duke sharë të tjerët online, veçanërisht kur fjalët e fëmijës nuk kuptohen plotësisht,” theksoi Rabea.
Ajo përshkroi edhe takimin babë-e-bijë brenda shtëpisë së BBVA, që disa e konsideruan “të ftohtë”. “Vajza ime është vetëm 13 vjeçe dhe ishte hera e parë që ishte në televizion. Ishte një moment shumë i fortë dhe emocionues. Ata ngjajnë shumë me njëri-tjetrin dhe kanë shumë gjëra të përbashkëta, si lojërat me Nintendo apo shkuarjen për shopping,” shtoi Rabea, duke treguar edhe detaje të ëmbla dhe të thjeshta të marrëdhënies mes tyre. Kjo intervistë riktheu qetësinë rreth familjes së Mirit dhe hodhi poshtë spekulimet që qarkulluan në rrjetet sociale, duke treguar një anë më njerëzore dhe reale të jetës së tyre private.

