Sezoni i tretë i Ferma VIP pritet të nisë më 27 mars, duke rikthyer një nga formatet më të ndjekura në ekran, këtë herë nën moderimin e Arbana Osmani. Me afrimin e premierës, interesimi i publikut është rritur ndjeshëm, sidomos për emrat që do të bëhen pjesë e këtij edicioni.
Sipas burimeve pranë pinkante.al, një nga emrat më të përfolur që mund t’i bashkohet fermës është Soni Malaj. Artistja e njohur, e cila ka një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në muzikën shqiptare, pritet të sjellë një tjetër energji në këtë format, duke qenë një figurë me eksperiencë dhe shumë e dashur për publikun. Pjesëmarrja e saj, nëse konfirmohet, mund të ndikojë ndjeshëm në dinamikat e lojës, duke qenë se Soni njihet për karakterin e saj të fortë, por edhe për mënyrën e drejtpërdrejtë të komunikimit. Kjo e bën atë një konkurrente potencialisht shumë interesante për publikun dhe për zhvillimet brenda fermës.
Ndërkohë, është bërë e ditur se ky sezon do të vijë me shumë surpriza, jo vetëm në përzgjedhjen e konkurrentëve, por edhe në mënyrën e organizimit të lojës dhe sfidave. Produksioni pritet të sjellë risi që do ta bëjnë këtë edicion edhe më dinamik dhe të paparashikueshëm.

