Është publikuar lista e parë e të ftuarve për Met Gala 2026, një nga eventet më prestigjioze të modës që do të mbahet më 4 maj në New York. Në krye të eventit si bashkëkryesuese do të jenë emra të mëdhenj si Beyoncé, Nicole Kidman, Venus Williams dhe Anna Wintour. 
Ndërkohë, në listën e të ftuarve dhe komitetit organizativ spikasin shumë emra të njohur nga moda, muzika dhe kinemaja si:
•Sam Smith
•LISA
•Lena Dunham
•Paloma Elsesser
•Misty Copeland
•Elizabeth Debicki 
Gjithashtu, sipas listave që po qarkullojnë në rrjet, pritet pjesëmarrja edhe e emrave të mëdhenj si:
•Zendaya
•Robert Pattinson
•Doja Cat
•Sabrina Carpenter
•Zoë Kravitz
•Teyana Taylor 
Ndër të tjerë që përfliten në listë janë edhe Jacob Elordi, Tate McRae, Priyanka Chopra dhe Alicia Keys.  Tema e këtij viti, “Costume Art”, synon të bashkojë modën me artin, duke e kthyer tapetin e kuq në një galeri të gjallë kreativiteti.  Si çdo vit, lista e plotë mbetet pjesërisht sekrete deri në natën e eventit, por emrat e publikuar deri tani premtojnë një nga edicionet më glamuroze të viteve të fundit.

