• Home
  • News
  • Showbizz
  • World
  • Lifestyle
  • Fashion
  • Culture
  • Pinkante
Saturday, April 18, 2026
  • Login
Pinkante.al
  • Home
  • News
  • Showbizz
  • World
  • Lifestyle
  • Fashion
  • Culture
  • Pinkante
No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Showbizz
  • World
  • Lifestyle
  • Fashion
  • Culture
  • Pinkante
No Result
View All Result
Pinkante.al
No Result
View All Result
Home Showbizz

Triumfi i vonuar i Sal Da Vinci-t në Sanremo 2026, rrugëtimi i vështirë drejt suksesit

admin by admin
March 5, 2026
in Showbizz
0
Triumfi i vonuar i Sal Da Vinci-t në Sanremo 2026, rrugëtimi i vështirë drejt suksesit
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fitorja e Sal Da Vinci në Sanremo Music Festival 2026 me këngën “Per sempre sì” nuk është vetëm një sukses artistik, por edhe një histori këmbënguljeje dhe ringritjeje pas shumë sfidash personale dhe profesionale.

Këngëtari napolitan kishte marrë pjesë për herë të parë në Sanremo Music Festival në vitin 2009 me këngën “Non riesco a farti innamorare”. Rrugëtimi i tij atëherë ishte i pazakontë, fillimisht u eliminua nga gara, por më pas u rikthye dhe arriti të renditej në vendin e tretë. Mes atij momenti dhe triumfit të sotëm ka kaluar një periudhë e gjatë me punë të vazhdueshme, refuzime dhe periudha të vështira. Karriera e tij nisi që në fëmijëri, pranë të atit, Mario Da Vinci, një nga figurat më të njohura të sceneggiata-s napolitane. Fillimisht ai interpretonte në teatër dhe u rrit mes aktorëve dhe artistëve të mëdhenj të skenës së Napolit. Në një nga shfaqjet e hershme ai luajti edhe në një histori të lidhur me jetën e vëllait të tij Gino, muzikant me probleme të shikimit. Megjithatë, jeta artistike nuk ishte gjithmonë e lehtë. Kur fati iu kthye shpinën të atit, shumë nga njerëzit që kishin punuar me familjen u larguan. Sal kujton se ishte ende shumë i ri kur pa të atin të përballej me vështirësi të mëdha, ndërsa ai vetë përpiqej të mbante familjen të bashkuar. Në vitet ’80 ai nisi karrierën si solist, duke publikuar albume dhe duke marrë pjesë në filma e projekte teatrale. Pavarësisht përpjekjeve, kishte periudha kur situata ekonomike ishte aq e vështirë sa ai ka pranuar se ndonjëherë nuk kishte mundësi as të blinte qumësht për fëmijët e tij. Sfidat nuk munguan as në jetën familjare. Vajza e tij Annachiara lindi me probleme të rënda shëndetësore, ndërsa më vonë djali i tij Francesco u përball me meningjit. Ato momente, sipas tij, ishin ndër më të vështirat e jetës, pasi ai dhe bashkëshortja e tij ishin ende shumë të rinj dhe përjetonin frikën e madhe për shëndetin e fëmijëve.

Në çdo hap të këtij rrugëtimi ka qenë pranë tij bashkëshortja Paola Pugliese. Të dy janë bashkë prej më shumë se tre dekadash dhe janë martuar në vitin 1992. Sal shpesh e përshkruan Paolën si personin që e mbajti të fortë në momentet kur gjithçka dukej se po shembej. Sot familja e tyre përbëhet nga dy fëmijë, Francesco dhe Annachiara, si edhe tre nipër, ndërsa stabiliteti familjar mbetet pika më e rëndësishme e jetës së tij. Kur mori lajmin se ishte përzgjedhur mes artistëve kryesorë të Sanremo Music Festival 2026, Sal Da Vinci e përshkroi momentin si një dhuratë pas shumë vitesh përpjekjesh. Ai tregoi se telefonata për t’ia dhënë lajmin nënës së tij 82-vjeçare ishte aq emocionuese sa ajo u ndje keq nga emocionet. Megjithatë, artisti nuk mban mëri ndaj atyre që dikur e nënvlerësuan. Ai kujton shpesh një shprehje të gjyshes së tij: “Më mirë vonë se kurrë”. Sipas tij, kur sukseset vijnë pas shumë sakrificash dhe vuajtjesh, ato kanë një shije edhe më të veçantë. Fitorja në Sanremo për Sal Da Vinci nuk është vetëm një triumf në skenë, por edhe një simbol i një jete të mbushur me sfida, rënie dhe rikthime të forta.

Tags: Sanremo
Previous Post

Selena Gomez flet hapur për çrregullimin bipolar/ Si e përballon me mbështetjen e Benny Blanco

Next Post

Skandal në konkursin e bukurisë për deve/ 20 kafshë skualifikohen për Botox dhe implante

admin

admin

Next Post
Skandal në konkursin e bukurisë për deve/ 20 kafshë skualifikohen për Botox dhe implante

Skandal në konkursin e bukurisë për deve/ 20 kafshë skualifikohen për Botox dhe implante

Pinkante.al është një media online që sjell showbiz-in, aktualitetin dhe të vërtetat pa filtra. Ne raportojmë atë që ndodh realisht, përtej fasadës dhe titujve sipërfaqësorë.

INFO & MARKETING
infopinkante@gmail.com

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Showbizz
  • World
  • Lifestyle
  • Fashion
  • Culture
  • Pinkante

© 2026 pinkante.al