Atmosfera festive në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” është shoqëruar edhe me momente plot humor. Selin dhe Gimbo, të cilët do të zhvillojnë sonte dasmën simbolike sipas traditës së spektaklit, kanë vendosur të bëjnë një “ftesë” të veçantë për Rogertin.
Në mënyrë ironike, çifti lexoi një mesazh ku në vend që ta ftonin, e përjashtonin nga ceremonia me tone humori. Batuta e tyre shkaktoi të qeshura mes banorëve dhe krijoi një moment mjaft argëtues brenda shtëpisë. Edhe vetë Rogerti reagoi me të qeshura, duke e kthyer momentin në një skenë gazmore.
Ndërkohë, raporti mes Selin dhe Gimbos duket se po bëhet gjithnjë e më i afërt. Dy banorët janë parë së fundmi duke shkëmbyer puthje dhe sonte pritet të “kurorëzojnë” lidhjen e tyre në dasmën simbolike të organizuar brenda shtëpisë së BBV.
Ftesa;
I panderuar, jo zotëri, xhaxhi Gerti. Duke uruar që udhëtimi yt mbrëmë Tiranë-Londër të ketë shkuar mirë, të njoftojmë me keqardhje që ne po martohemi në
shtëpine që ti vendose të lije mbrëmë. Në këto kushte, jeni i lutur të ndizni TV në dy kanalet BBVA 1 dhe BBVA 2 dhe të ndiqni kurorëzimin e dashurisë
sonë. Urojmë dashuria jonë të të frymëzojë dhe të të bëjë të ndjehesh më pak keq për veten tënde, nuk u bëre njeri i mirë kurrë. Gjithsesi të
pershëndesim nga shtëpia jonë e famshme, që po ëndërroje të dilje i fundit.
Me shumë urrejtje, shporru!
Gimbo dhe Selin.

