Mbrëmja finale e Festival di Sanremo 2026 kurorëzoi fituesin e këtij edicioni, Sal Da Vinci, i cili arriti të rrëmbejë vendin e parë pas një gare të fortë dhe plot emocione. Ndërkohë, Ermal Meta, që konkurronte me këngën “Stella Stellina”, u pozicionua në vendin e 8-të. Pavarësisht renditjes, kënga e tij u vlerësua për ndjeshmërinë dhe mesazhin e thellë, duke marrë mbështetje të madhe si nga publiku, ashtu edhe nga figura të njohura të muzikës italiane. Edicioni i këtij viti u karakterizua nga performanca të forta, surpriza në renditje dhe emocione deri në momentet e fundit të shpalljes së fituesit.

