Katër muaj pas ndarjes nga jeta të ikonës së muzikës shqiptare, Shpat Kasapi, mungesa e tij vijon të ndihet thellë, jo vetëm në skenë, por mbi të gjitha në familjen e tij.
Bashkëshortja e tij, Selvija, ka ndarë një moment shumë emocional në rrjetet sociale, duke publikuar një fotografi të Shpatit me djalin e tyre të vogël, Roelin. Krahas imazhit, ajo ka shkruar disa fjalë që kanë prekur ndjekësit: “Për botën ishe ylli i skenës, por për Roelin bota ishe vetëm ti!” Në mesazhin e saj, Selvija ka theksuar rolin e pazëvendësueshëm të Shpatit si baba dhe boshllëkun që ai ka lënë pas në jetën e tyre. Postimi vijon me një reflektim të dhimbshëm për kohën që ka kaluar:
“4 muaj pa ty, por gjithmonë në zemrat tona. Na mungon çdo sekondë, Shpat.” Fjalët e saj, të mbushura me mall dhe dhimbje, tregojnë se humbja e artistit vazhdon të jetë e freskët për familjen, ndërsa kujtimi i tij mbetet i gjallë çdo ditë.


