Kristi Lamaj është përjashtuar nga gara e Big Brother VIP Albania 5. Njoftimi u dha nga Vëllai i Madh përmes një zarfi të zi, i cili mbërriti mëngjesin e sotëm në shtëpi. “Banorë, Vëllai i Madh ju njofton se Kristi Lamaj është përjashtuar përfundimisht nga gara. Televotimi aktual anulohet”, – thuhej në zarfin e zi, i cili u lexua para banorëve nga Brikena. Vendimi ka shkaktuar menjëherë reagime brenda shtëpisë dhe në rrjetet sociale, ndërsa mbetet të mësohen detaje të tjera rreth arsyeve që çuan në përjashtimin e tij.

