Këngëtarja e njohur shqiptare Kida po përjeton një nga periudhat më të lumtura në jetën personale, pasi lidhja me partnerin e saj Ajbi po shkon drejt një hapi të rëndësishëm, martesës.
Artistja e bëri publike romancën në dhjetor 2024, kur partneri i propozoi gjatë festimit të ditëlindjes së saj, një moment romantik që mori shumë vëmendje në rrjet dhe u mirëprit nga fansat.
Sipas burimeve për emisionin Prive, çifti ka vendosur ta kurorëzojë dashurinë dhe ka nisur përgatitjet për ceremoninë. Dasma pritet të mbahet në muajin shtator, pas përfundimit të sezonit veror, kur Kida zakonisht është e angazhuar me koncerte dhe projekte muzikore.
Ky zhvillim në jetën personale vjen paralelisht me një periudhë shumë të suksesshme edhe në karrierë, ku Kida mbetet një nga emrat më të pëlqyer të skenës muzikore shqiptare.

