Një tjetër emër i njohur pritet të bëhet pjesë e kastit të “Ferma VIP 3”. Burime të sigurta të redaksisë sonë bëjnë me dije se Romir Zalla do të jetë pjesë e formatit këtë vit, duke shtuar pritshmëritë për një sezon plot ngjarje dhe dinamika të reja.
Nën moderimin e Arbana Osmanit, duket se yjet e saj të këtij sezoni po mblidhen gradualisht, dhe prania e Romir Zallës pritet të sjellë energji të re, rivalitet të ndezur dhe momente të papritura që do të mbajnë spektatorët të lidhur pas ekranit.
I gjithë kasti që do t’i bashkohet edicionit të tretë të Ferma Vip do të jetë i jashtëzakonshëm, ndër më të njohurit dhe më të dashurit e artit, medias apo rrjeteve sociale.
Deri tani janë zbuluar emra si Aleksandër Gjoka, Ledian Agalliaj, Fabjola Elezaj, Mimoza Ahmeti dhe Romir Zalla.

