Këngëtarja shqiptare Beatrix Ramosaj ka ndarë një moment shumë prekës me ndjekësit e saj në Instagram, duke treguar se nëna e saj, Antigona, ka përfunduar seancën e fundit të kimioterapisë.
https://www.instagram.com/reel/DUWbAmvD6w8/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==
“E dimë që udhëtimi nuk ka mbaruar ende dhe ka ende hapa të tjerë përpara, por ky ishte një hap i madh, i vështirë dhe i shenjtë, dhe po e lejojmë veten ta festojmë vërtet,” shkruan Beatrix, duke shprehur krenarinë dhe lehtësimin për forcën e së ëmës.
Ky moment vjen pas një periudhe të gjatë sfiduese për familjen Ramosaj, duke treguar dashurinë dhe mbështetjen e pakushtëzuar që Beatrix i ka dhënë nënës së saj gjatë gjithë trajtimit.

