Kida ka ndezur kureshtjen e publikut me deklaratat e saj më të fundit rreth jetës personale, duke lënë të kuptohet se një dasmë mund të jetë shumë pranë. E ftuar në emisionin Mirëmbrëma yje, të moderuar nga Arbana Osmani, këngëtarja ndau detaje jo vetëm nga karriera, por edhe nga planet e saj private.
Gjatë intervistës, moderatorja e pyeti drejtpërdrejt për martesën, ndërsa Kida u përgjigj me humor dhe sinqeritet: “Po vjen. Nuk jemi të dy tipa shumë të dasmave,” u shpreh ajo, duke lënë të nënkuptohet se ceremonia mund të jetë më intime dhe larg vëmendjes së madhe publike. Megjithatë, artistja zbuloi edhe një detaj të veçantë familjar, që lidhet me dëshirën e babait të saj. “Babai im nuk më jep pa ma bërë një dasmë. Nuk më jep mua,” tha ajo me humor, duke treguar se një festë tradicionale duket e pashmangshme.
Kujtojmë se Kida mori propozimin për martesë në dhjetor të vitit 2024, pikërisht në ditëlindjen e saj të 27-të, duke e bërë këtë moment edhe më të veçantë. Tashmë, fansat presin me padurim detaje të reja për ceremoninë, e cila pritet të tërheqë vëmendjen dhe të kthehet në një nga eventet më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

