Një ide që po qarkullon gjerësisht sugjeron se të qash disa herë në javë nuk është dobësi, por përkundrazi një mënyrë natyrale për të përmirësuar mirëqenien mendore dhe fizike.
Sipas ekspertëve të Psikologji, të qarat ndihmojnë në çlirimin e emocioneve negative, reduktojnë stresin dhe kontribuojnë në një gjendje më të balancuar emocionale.
Studime të ndryshme tregojnë se personat që i lejojnë vetes të shprehin emocionet përmes të qarit:
•ndjejnë më pak tension
•përjetojnë përmirësim të humorit
•kanë marrëdhënie më të shëndetshme
•performojnë më mirë në përditshmëri
Gjithashtu, të qarat mund të ndihmojnë në parandalimin e problemeve si ankthi apo depresioni, duke shërbyer si një “ventil” natyral për emocionet e grumbulluara. Megjithatë, ekspertët theksojnë se gjithçka duhet parë në kontekst: nëse të qarat janë të shpeshta dhe të lidhura me gjendje të vazhdueshme trishtimi, mund të jetë e nevojshme mbështetje profesionale.

