Një deklaratë e pazakontë po bën xhiron e rrjeteve sociale, pasi Jessie Gallan, e njohur si një nga gratë më të moshuara në Skoci, ka ndarë sekretin e saj për një jetë të gjatë. 109-vjeçarja është shprehur me humor dhe sinqeritet se një nga arsyet pse ka jetuar kaq gjatë është fakti që ka qëndruar larg burrave. Sipas saj, ata janë “më shumë problematikë sesa vlejnë”.
Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të shumta në internet , disa e kanë marrë si një batutë të zgjuar, ndërsa të tjerë e kanë komentuar si një këndvështrim interesant mbi jetën dhe marrëdhëniet. Megjithatë, përtej humorit, historia e saj tregon se jetëgjatësia nuk lidhet vetëm me dietën apo stilin e jetesës, por edhe me qetësinë mendore dhe mënyrën si zgjedhim të jetojmë jetën tonë.

