Më 17, 18 dhe 19 Prill, Pallati i Kongreseve në Tiranë shndërrohet në një hapësirë ku bukuria merr një dimension tjetër. Medical & Beauty Fair vjen si një nga eventet më të rëndësishme të këtij viti, duke sjellë së bashku profesionistë, marka dhe produkte që përfaqësojnë standardet më të larta të industrisë.
Për tre ditë me radhë, vizitorët kanë mundësinë të zbulojnë nga afër tendencat më të fundit, të eksplorojnë produkte cilësore dhe të përjetojnë një atmosferë që ndërthur elegancën me risinë. Në kuadër të këtij edicioni, zhvillohet një prezantim ekskluziv, i konceptuar si një eksperiencë edukative dhe vizuale.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndjekin hap pas hapi një transformim të plotë, nga përgatitja e lëkurës deri tek finalizimi i një look modern dhe të kuruar në detaje. Gjithashtu pjesëmarrsit do të kenë mundesi të përfitojnë teste falas, lojra të ndryshme etj. Më shumë se një panair, ky është një moment për t’u lidhur me botën e bukurisë në mënyrë autentike, përmes detajeve, kujdesit dhe përkushtimit ndaj cilësisë.

