Ndërrimi i orës për kalimin në orën verore po afron. Këtë të diel, më 29 mars 2026, ora 03:00 do të bëhet 04:00, duke humbur një orë gjumë, por duke fituar më shumë dritë natyrale gjatë ditës.
Ky ndryshim zbatohet në të gjitha vendet e Bashkimit Europian, sipas rregullave të përbashkëta për orën verore dhe atë dimërore. Ora verore do të mbahet deri më 25 tetor 2026, kur do të kthehemi tek ora dimërore.
Përse ndryshojmë orën?
•Për të kursyer energjinë dhe për të shfrytëzuar më mirë dritën natyrale gjatë muajve më të ngrohtë.
•Praktika është përdorur në Evropë për dekada, edhe pse kohët e fundit ka pasur debate mbi heqjen e saj.
Çfarë duhet të dini:
•Pajisjet elektronike, si telefonat inteligjentë, kompjuterët dhe orët smart, ndryshimin e kryejnë automatikisht.
•Për orët analoge ose më të vjetra, ndryshimi duhet të bëhet manualisht.
•Ekspertët këshillojnë të jemi të kujdesshëm me rutinën e gjumit dhe energjinë gjatë ditëve të para pas ndërrimit të orës.

