Një tjetër moment tensioni është regjistruar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku dy banorët Stenaldo dhe Rogert janë përfshirë në një debat të fortë verbal.
Diskutimi mes tyre nisi pas një ofendimi të përdorur nga Stenaldo, i cili e quajti Rogertin me një term fyes. Kjo deklaratë shkaktoi menjëherë reagimin e Rogertit, i cili kundërshtoi ashpër dhe i kërkoi të mos përdorte më një fjalë të tillë ndaj tij.
Rogerti theksoi gjatë debatit se një term i tillë ka një kuptim të rëndë dhe nuk duhet përdorur për të ofenduar dikë, duke theksuar se ai e di shumë mirë kush është babai i tij. Debati mes tyre vijoi me tone të larta për disa momente, duke tërhequr vëmendjen edhe të banorëve të tjerë në shtëpi. Situata krijoi një atmosfe

