Harry Styles ka folur për herë të parë publikisht për humbjen e mikut dhe ish-kolegut të tij, Liam Payne, duke treguar se sa e vështirë ishte për të ta përballonte këtë moment.
Në një intervistë të rrallë, këngëtari u shpreh se periudha pas ndarjes nga jeta të Payne ishte shumë e rëndë emocionalisht për të. Ai tha se një nga gjërat më të çuditshme për t’u përballur ishte fakti se dhimbja personale, në një farë mënyre, bëhet edhe pjesë e njerëzve të tjerë.
“Për një periudhë pasi u nda nga jeta, e pata shumë të vështirë ta përballoja faktin se sa e çuditshme është që njerëzit, në një farë mënyre, bëhen pjesë edhe e dhimbjes tënde,” u shpreh Styles. Dy artistët u bënë të famshëm në të gjithë botën si pjesë e grupit One Direction, i cili u kthye në një fenomen global dhe fitoi miliona fansa. Largimi i Liam Payne la një boshllëk të madh jo vetëm për familjen dhe miqtë e tij, por edhe për fansat që e ndoqën gjatë gjithë karrierës së tij.
Deklarata e Harry Styles ka prekur shumë ndjekës, të cilët e kanë mbështetur këngëtarin në rrjetet sociale, duke kujtuar edhe njëherë figurën dhe kontributin e Liam Payne në muzikë.

