• Home
  • News
  • Showbizz
  • World
  • Lifestyle
  • Fashion
  • Culture
  • Pinkante
Saturday, April 18, 2026
  • Login
Pinkante.al
  • Home
  • News
  • Showbizz
  • World
  • Lifestyle
  • Fashion
  • Culture
  • Pinkante
No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Showbizz
  • World
  • Lifestyle
  • Fashion
  • Culture
  • Pinkante
No Result
View All Result
Pinkante.al
No Result
View All Result
Home Showbizz

Selena Gomez flet hapur për çrregullimin bipolar/ Si e përballon me mbështetjen e Benny Blanco

admin by admin
March 5, 2026
in Showbizz
0
Selena Gomez flet hapur për çrregullimin bipolar/ Si e përballon me mbështetjen e Benny Blanco
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Selena Gomez dhe bashkëshorti i saj Benny Blanco kanë ndarë së fundmi detaje personale për mënyrën se si përballojnë së bashku diagnozën e këngëtares me Bipolar Disorder.

Gjatë një bisede në podcast-in e Blanco-s, Friends Keep Secrets, ku ishin të ftuar edhe reperi Lil Dicky dhe bashkëshortja e tij Kristin Batalucco, Gomez foli hapur për sfidat që ka kaluar me shëndetin mendor. Artistja e përshkroi procesin e diagnozës si një rrugëtim “shumë të komplikuar”, duke treguar se gjatë viteve ka ndërruar disa terapistë dhe ka kaluar në katër programe të ndryshme rehabilitimi.

Nga ana e tij, Blanco tregoi se këngëtarja ka përjetuar herë pas here episode manie, të cilat në fillim as vetë ata nuk i kuptonin plotësisht. Sipas tij, ndodh që Gomez ta kuptojë vetëm pasi episodi ka kaluar, ndërsa në disa raste as nuk e mban mend qartë se çfarë ka ndodhur. Ai e përshkroi situatën si delikate, duke theksuar se është e vështirë të komunikosh me dikë në momentin kur është duke përjetuar një episod të tillë. Megjithatë, vetë Gomez theksoi se nuk ndihet e turpëruar për këto përvoja. Ajo shpjegoi se diagnoza e ka ndihmuar të kuptojë më mirë shenjat paralajmëruese dhe të reagojë më shpejt kur ndien ndryshime në gjendjen e saj.

Këngëtarja shtoi se mbështetja e një partneri që e kupton dhe di të përshtatet me gjendjen e saj emocionale e bën procesin shumë më të menaxhueshëm. Sipas saj, kjo e ka ndihmuar të jetojë me më shumë qetësi dhe të kuptojë më mirë reagimet e veta. Selena Gomez e bëri publik çrregullimin bipolar në vitin 2020, pas një periudhe të vështirë që kulmoi me një krizë publike në vitin 2018. Ajo ka treguar më parë se në ditët kur nuk ndihet mirë, preferon të rrethohet vetëm nga një ose dy persona të besuar, pasi prania e tyre e ndihmon të ndihet më e sigurt dhe më e qetë.

Previous Post

I panderuar, jo zotëri, xhaxhi Gerti…/ Selin dhe Gimbo ironizojnë Rogertin me një ftesë epike

Next Post

Triumfi i vonuar i Sal Da Vinci-t në Sanremo 2026, rrugëtimi i vështirë drejt suksesit

admin

admin

Next Post
Triumfi i vonuar i Sal Da Vinci-t në Sanremo 2026, rrugëtimi i vështirë drejt suksesit

Triumfi i vonuar i Sal Da Vinci-t në Sanremo 2026, rrugëtimi i vështirë drejt suksesit

Pinkante.al është një media online që sjell showbiz-in, aktualitetin dhe të vërtetat pa filtra. Ne raportojmë atë që ndodh realisht, përtej fasadës dhe titujve sipërfaqësorë.

INFO & MARKETING
infopinkante@gmail.com

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Showbizz
  • World
  • Lifestyle
  • Fashion
  • Culture
  • Pinkante

© 2026 pinkante.al