Pas finales së Big Brother VIP Kosova, historia vazhdon me dy episode speciale të “Post Big Brother”, ku ish-banorët rikthehen për të sqaruar raportet dhe situatat e mbetura pezull.
Momenti që ka tërhequr më shumë vëmendje nga promoja është deklarata e Klodit, i cili për herë të parë pranon publikisht se ka pasur ndjenja për Elijonën. Pas javësh me dyshime dhe aludime gjatë qëndrimit në shtëpi, ai zgjedh të flasë hapur, duke konfirmuar atë që shumëkush e kishte vënë re. Reagimi i Elijonës nuk mungon, teksa ajo e pret me humor rrëfimin, duke u shprehur se ndihet e çliruar tani që gjithçka u tha publikisht.
Përveç kësaj dinamike, pritet edhe një moment tjetër i rëndësishëm, Klodi do të flasë për jetën e tij personale jashtë shtëpisë dhe për raportin me partneren e tij, Alice, e cila ishte e pranishme në natën e finales për ta pritur.

