Shumë vite pas ndarjes, Jonida Maliqi ka zgjedhur të flasë hapur për marrëdhënien e saj me Romeo Veshaj, duke treguar se mes tyre vazhdon të ketë respekt dhe mirënjohje.
Gjatë një interviste në emisionin Mirëmbrëma yje, këngëtarja rrëfeu se lidhjen me Romeon e kujton si një nga periudhat më të bukura dhe më domethënëse të jetës së saj. Ajo theksoi se raporti i tyre sot është i qetë dhe i civilizuar, pavarësisht se rrugët e tyre u ndanë vite më parë. “I jam mirënjohëse Romeos,” u shpreh Jonida, duke zbuluar se djali i saj, Dani, e kujton ende me dashuri. Sipas saj, Romeo ka qenë i pranishëm në jetën e të voglit, duke e marrë, duke e nxjerrë në park dhe duke e përfshirë edhe familjen e tij në ato momente.
Rrëfimi i Jonidës vjen si një shembull se ndarjet nuk duhet domosdoshmërisht të shoqërohen me konflikte, por mund të lënë pas respekt dhe kujtime të bukura.

