Pas aludimeve të shumta që qarkulluan në rrjet lidhur me tekstin e këngës “Rrëfim”, Bes Kallaku ka vendosur të reagojë publikisht. Shumë ndjekës kanë spekuluar se vargjet e këngës janë një “diss” i drejtpërdrejtë ndaj ish-bashkëshortes së tij, Xhensila Myrtezaj, por aktori dhe këngëtari ka zgjedhur të japë një tjetër këndvështrim.
Në një deklaratë të fundit, Besi u shpreh se ka mbyllur përfundimisht kapitullin me të shkuarën, duke theksuar: “E mbylla kapitullin me të shkuarën, unë fitova.” Një fjali që u interpretua gjerësisht nga publiku si një mesazh i drejtpërdrejtë për periudhën e tij të martesës. Ai foli gjithashtu edhe për jetën e tij personale, duke falënderuar “njeriun e zemrës” që e ka mbështetur në këtë fazë të re. Pa dhënë shumë detaje, Besi la të kuptohet se po jeton një periudhë më të qetë dhe të lumtur.
Ndërkohë, kënga “Rrëfim” vijon të komentohet në rrjetet sociale, me fansat që analizojnë çdo varg për të zbuluar nëse bëhet fjalë për një dedikim personal apo thjesht për një histori të frymëzuar nga përjetimet e jetës.


