Një tjetër ditë e trazuar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku debatet kanë marrë përmasa të forta dhe situata ka dalë jashtë kontrollit mes disa banorëve.
Greta, aktualisht në nominim së bashku me Selinën dhe Gimbon pas vendimit të Juelës përmes “Kutisë së Pandorës”, u përfshi në një konflikt të drejtpërdrejtë pikërisht me këtë të fundit. Ndërkohë, në televotim vijon të jetë edhe Rogerti, i cili ndodhet në nominim të përhershëm. Sherri nisi nga një ndërveprim pranë zonës së ndenjës, ku Greta reagoi ashpër duke i kërkuar Rogertit të mos e prekte dhe duke e aguzuar se e ka prekur në vithe. Tensioni u rrit në pak sekonda, me tone të larta dhe përplasje me Juelën, derisa situata degradoi edhe në pikën ku Gerta pështynë në fytyrë Juelën.
Banorët e tjerë ndërhynë për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm, ndërsa atmosfera në shtëpi mbeti e rënduar gjatë gjithë ditës. Tashmë pritet të shihet nëse produksioni do të marrë masa pas incidentit, ndërsa rrjetet sociale janë ndezur me komente dhe reagime për ngjarjen.

