Brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, dinamika mes Gimbos dhe Selinës po bëhet çdo ditë e më e dukshme. Afrimiteti, batutat dhe momentet e ngrohta mes tyre kanë shtuar dyshimet se mes tyre mund të lindë diçka më shumë se një simpati e thjeshtë.
Por surpriza e vërtetë erdhi jashtë shtëpisë. Një faqe mbështetëse në Instagram hodhi me humor pyetjen drejtuar Selinës: “A t’jep nana n’Kosovë?” – një batutë tipike që fansat e kthyen menjëherë në trend. Ajo që askush nuk priste ishte reagimi i motrës së Gimbos, Elona Blakaj, e cila vendosi të ndërhyjë në komente. Me një përgjigje të shkurtër, por shumë domethënëse, ajo shkroi: “E jep e jep”, duke e shoqëruar me emoji zemrash.

Komenti u përhap me shpejtësi në rrjet, duke u konsideruar nga ndjekësit si një “dritë jeshile” për raportin mes dy banorëve. Tashmë, mbetet për t’u parë nëse kjo simpati do të marrë formën e një romance të mirëfilltë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

